×
  • Lajme
  • Rajon

    Mediat britanike: Katër shqiptarë vrasin 30-vjeçarin dhe plagosin gjashtë të tjerë

    Reporteri
    31 Maj 2022 | 20:26

    Katër shqiptarë janë arrestuar pasi një person vdiq dhe 6 të tjerë u plagosën pas një sherri masiv që ndodhi në në Bristol të Angli.

    Mediat britanike bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 24 maj në zonën e Brislington, ndërsa në pranga mësohet se kanë rënë shqiptarët e identifikuar si S.Ll, 34 vjeç, B.P, 32 vjeç, K.M, 34 vjeç dhe R.B, 32 vjeç.

    Bëhet e ditur se viktima rreth 30-vjeç, u plagos me thikë ndërsa vdiq teksa po shkonte në spital për t’u mjekuar.

    Katër të pandehurit u lanë në paraburgim dhe më pas do të paraqiten në Gjykatën e Kurorës së Bristol më 27 qershor.

    Në kuadër të hetimit, të udhëhequr nga ekipi i hetimit të krimeve të mëdha të policisë së Avon dhe Somerset, dy burra të tjerë, të moshës 18 dhe 34 vjeç, u arrestuan me dyshimin se kishin ndihmuar në fshehjen e ngjarjes.

    Një person tjetër i arrestuar në lidhje me këtë hetim ndodhet në spital për trajtim.

    Po ashtu zyrtarët kanë sekuestruar gjithsej gjashtë automjete për ekspertizë mjeko-ligjore. /oranews

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!