×
  • Lajme
  • Lajme

    Në këtë orë hapet aplikimi për viza pune për në Gjermani

    Reporteri
    01 Qershor 2022 | 10:43

    Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë sot do të hap listën e regjistrimeve për termine për viza punë në kuadër të muajit korrik.

    Aplikimi do të jetë i hapur nga sot në ora 14:00, deri më 13 qershor, po ashtu në të njëjtën kohë.

    “Ju lutem vini re që dhënia e termineve për viza sipas § 26 Neni 2 Rregullja e Ballkanit Perëndimor do të ndryshojë duke filluar nga 01.12.2021: Për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të termineve, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion, duke filluar nga dhjetori 2021 terminet do të caktohen nëpërmjet procedurës së tërheqjes së shortit.”, thuhej në njoftimin e ambasadës.

    “Lista e regjistrimeve për termine në qershor është mbyllur. Lista e regjistrimeve për termine në korrik do të hapet nga 01.06.2022 në orën 14:00 deri më 13.06.2022 në orën 14:00”.

    Që të mund të aplikoni klikoni KËTU.

    Duhet përkujtuar që nga viti në vit, numri i qytetarëve të cilët kanë aplikuar për viza pune në Gjermani ka qenë mjaft i lartë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!