×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur një 50 vjeçar në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje

    Reporteri
    02 Qershor 2022 | 13:17

    Një person është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në Prishtinë.

    Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, ku i njëjti ka thënë se viktima i përket moshës 50 vjeçare.

    Borovci tutje tha se mbështetur në informacionet e para, ka elemente të vetëvrasjes, por hetimet tanimë kanë nisur mbi vdekjen e tij.

    “Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në një veturë në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 50 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit“, tha Borovci./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!