×
  • Sport
  • Sport

    “Torcidat” me befasi të këndshme për djaloshin që qau pas fitores së Trepçës

    Reporteri
    02 Qershor 2022 | 20:58

    Asdren Begu, tifozi simpatik i Trepçës që mori vëmendjen në ndeshjen e tretë finale, ku mitrovicasit shënuan fitore ndaj Yllit, është pritur me një befasi nga tifo grupi “Torcidat”

    Ata ia kanë përgatitur një baner atij.

    Begu shpërtheu në lot pas fitores së Trepçës, duke marrë vëmendjen e të gjithve.

    Asdren Begu tha se është rritur me dashurinë ndaj Trepçës.

    “Unë për herë të parë kam shkuar për ta shikuar Trepçën kur kam qenë vetëm 1 vit. Trepça më sjell emocione të forta. Dhe kur të rritëm dua të bëhem basketbollist”, tha Begu për T7.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!