×
  • Lajme
  • Lajme

    U gjet i gjakosur në veturë, policia nis hetimet për vdekjen e nipit të Adem Grabovcit

    Reporteri
    03 Qershor 2022 | 8:52

    Një person u gjet i vdekur në veturën e tij në lagjen “Emshir” të Prishtinës gjatë ditës së djeshme.

    Familjarët konfirmuan se bëhej fjalë për Nazmi Grabovci, nipin e ish-deputetit të PDK-së, Adem Grabovci, shkruan Reporteri.net.

    Policia sot ka dhënë detaje shtesë për vdekjen e tij. Sipas policisë viktima është gjetur i gjakosur dhe pa shenja jete, teksa dyshohet se i njëjti ka bërë vetëvrasje.

    Afër trupit të pa jetë është gjetur një armë zjarri me 12 fishekë, 1 gëzhoje te kalibrit 9 mm.

    “Lagjja Emshir, Prishtinë 02.06.2022. Raportohet se është gjetur në një veturë një person mashkull kosovar i gjakosur dhe pa shenja jete, dyshohet që i njëjti ka bërë vetëvrasje. Afër trupit të pa jetë është gjetur një armë zjarri me 12 fishekë, 1 gëzhoje te kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.

    Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion. Rasti nën hetime. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!