×
  • Sport
  • Sport

    Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në “Grand Slam” në Tbilis

    Reporteri
    03 Qershor 2022 | 16:46

    Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e artë në Grand Slamit që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

    Kampionia olimpike nga Kosova e nisi ditën nga raundi i dytë, pasi nuk kishte ndeshje në raundin e parë.

    Në raundin e dytë, Distria arriti ta fitojë ndaj xhudistes nga Brazili, Maria Taba, duke fituar në ‘pikë të artë’ me një ‘waza-ari’.

    Me këtë fitore, xhudistja pejane kaloi në çerekfinale, ku pati punë me holandezen Naomi Van Krevel, të cilën e mposhti dhe siguroi gjysmëfinalen në kategorinë deri në 52 kilogramë.

    Në gjysmëfinale, pejania u ndesh me francezen Astride Gneto, të cilën gjithashtu e mposhti.

    Fitorja e Distrias në këtë fazë erdhi me ‘ippon’ pasi kundërshtarja e saj u ndëshkua me tre karton të verdhë.

    Në finale, Distria pati punë me hungarezen Reka Pupp, të cilën gjithashtu e mposhti.

    Distria u tregua e madhe duke e mposhtur brenda pak sekondave me ippon.

    Me këtë fitorja, xhudistja jonë fiton medaljen e artë në Grand Slamin e Tbilisit në kategorinë deri në 52 kilogramë.

    Kjo fitore tregon edhe njëherë se Kosova është njëra nga vendet më të forta në botë në sportin e xhudos.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!