Një rast i dhunë në familje që përfundoi me kanosje ka ndodhur në fshatin Piranë të Prizrenit, gjatë ditës së djeshme.
Një 18-vjeçar e ka kërcënuar më vrasje motrën e tij dhe dhëndrin, në rast se nuk ia japin paratë që ka kërkuar.
Gjithçka dyshohet se ndodhi për shkak te martesës së motrës së të dyshuarit, e cila është 16-vjeçe. Për shkak të mospajtimeve për martesën e saj me një 20-vjeçar, vëllai i vajzës i ka kërcënuar ata duke u thënë “i dua 2000 euro ose ju vras”.
Përballë kësaj situate, çifti ka vendosur që ta denoncojë rastin në Polici dhe menjëherë janë marrë veprime hetimore, ku janë intervistuar të gjitha palët e përfshira.
Pas marrjes së deklaratave, vajza 16-vjeçare është kthyer te personi me të cilin është martuar, ndërsa ndaj vëllait të saj është iniciuar rast për kanosje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.