×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër nis Java e Krenarisë në Kosovë

    Reporteri
    05 Qershor 2022 | 11:40

    Nesër në orën 18:00 do të bëhet hapja zyrtare e Javës së Krenarisë, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, shkruan Express.

    Sipas një njoftimi nga “Prishtina Pride”, në këtë hapje fjalë rasti do të mbajnë presidentja Osmani, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu,

    Personat që do të mbajnë fjalë rasti janë:

    Habit Hajredini, Drejtor, Zyra për qeverisje të mirë / Zyra e Kryeministrit.

    Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës

    Albulena Haxhiu, Ministre e Ministrisë së Drejtësisë

    Jeffrey Hovenier, Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë

    Tomas Szunyog, Ambasador i Bashkimit Evropian në Kosovë

    Tea Blakaj – Hoxha, Këshilltare e Jashtme Ligjore e Kryeministrit

    Arbër Nuhiu, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Zhvillimin e
    Grupeve Shoqërore (CSGD)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!