×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi e kalon vikendin në Skënderaj: Me aktivistë të PDK-së biseduam për të ardhmen e Kosovës

    Reporteri
    05 Qershor 2022 | 19:57

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qëndruar sot për vizitë në Skënderaj.

    Siç shkruan, atje ka kaluar një ditë fantastike vikendi me aktivistë dhe zyrtarë të degës së PDK-së në Skënderaj.

    Përveç aktivistëve, Krasniqi shihet të ishte i shoqëruar edhe nga nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, por edhe nga kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku.

    ”Një ditë fantastike vikendi me aktivistë dhe zyrtarë të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj. Bashkë biseduam për të ardhmen e qytetit emblematik të luftës çlirimtare dhe për të ardhmen e PDK-së dhe të Kosovës”, shkruan Krasniqi në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!