×
  • Sport
  • Sport

    Kosova mposhtet nga Greqia në “Fadil Vokrri”

    Reporteri
    05 Qershor 2022 | 20:50

    Kosova është mposhtur me rezultat minimal 0-1 nga Greqia në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Grupit 2 ne Ligën C të Ligës së Kombeve, mes Kosovës dhe Greqisë.

    Greqia golin e fitores e realizoi në pjesën e parë, në minutën e 36-të përmes Tasos Bakasetas.

    Kosova mbeti pa dy lojtarë, të cilët u ndëshkuan me karton të kuq.

    Fidan Aliti u përjashtua nga loja në minutën e 71-të, dhe portieri Muriq në minutën e 86-të.

    Tani Greqia udhëheq me 6 pikë në grup, derisa Kosova është e dyta me tri pikë. Nga një pikë e kanë Irlanda e Veriut dhe Qipro që barazuan më herët të dielën.

    Kosova dhe Greqia janë takuar dy herë në të kaluarën në Ligën e Kombeve, njëra sfidë ka përfunduar baras, kurse tjetrën e kanë fituar skuadra mysafire.

    Këto skuadra kanë luajtur edhe në kualifikimet për Kampionatin Botëror dhe në të dyja përballjet kanë luajtur baras me rezultat identik (1-1). /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!