Alain Giresse ka dhënë komentet e tij pas humbjes ndaj Greqisë.
Selektori tha se asgjë nuk shkoi sipas planeve të Kosovës dhe rastet e shpërdoruara patën vlerë në fund.
“Në këtë ndeshje gjithçka shkoi jo-ashtu siç deshëm. Në fillim të lojës humbëm disa raste, kurse në fund të lojës mbetëm me 2 lojtarë më pak dhe gjithçka shkoi kontra planeve tona”, ka thënë Giresse.
“Lojtarët mund të ishin të nervozuar. Kemi pasur vetëm dy lojtarë të ndryshëm nga loja e kaluar. Pastaj gjatë lojës tentuam zëvendësimet, mirëpo fatkeqësisht nuk u arrit. Sidomos pas përjashtimit të dy lojtarëve duhej bënim ndryshime. Fillimisht nuk është ndjenjë e mirë që të mungojnë dy lojtarë. Do të tentojmë të adaptohemi sa më mirë me lojtarët që kemi në dispozicion. Është vetëm fillimi. Janë dy ndeshjet e para nuk ka arsye të mos besojmë”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.