×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur një 19 vjeçar në Lipjan

    Reporteri
    05 Qershor 2022 | 23:19

    Një 19 vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në mesditë në fshatin Hallaq i Madh në komunën e Lipjanit.

    Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës se bëhet fjalë për një të ri i moshës 19 vjeçare

    Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:00.

    “Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Hallaq i Madh në komunën e Lipjanit. Mjekët emergjent kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, 19 vjeç. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim mbi vdekjen, dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ekzaminuese, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe ndriçimin e plotë të rastit” ka thënë zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!