Banorët në lagjen Arbëria në qytetin e Gjilanit patën një periudhë me mungesë të ujit të pijshëm. Reduktimet e furnizimit me ujë sipas banorëve zgjasin me ditë.
Pas kësaj furnizimi me ujë është stabilizuar, por prapë ai është i papërdorshëm.
Lagjia Arbëria nuk është e vetmja që po përballet me këtë problem. Ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes kanë edhe në lagjet Dardania 1 dhe 2. Në këtë situatë ata po detyrohen të gjejnë zgjidhje tjera.
Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “HIDROMORAVA” thonë se ndërprerja me ujë të pijshëm ishte për shkak të reshjeve të shiut, por që nuk përjashtojnë mundësinë e krizës.
Shpresat janë te investimet nga Banka Botërore.
Televizioni ka provuar të marrë një qëndrim nga Komuna e Gjilanit por të njëjtit nuk ishin të qasshëm.
Ndryshe nga ta, PDK që janë po ashtu pjesë e qeverisjes lokale, kanë një përgjigje.
Gjatë muajve të verës Komuna e Gjilanit përballet me mungesë të furnizimit të ujit të pijes, e kjo ishte premtuar të zgjidhej edhe gjatë fushatës së fundit për zgjedhjet lokale./T7/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.