×
  • Lajme
  • Botë

    Ish-ushtari rus, që tash synon të duket si alien

    Reporteri
    06 Qershor 2022 | 8:38

    Një ish-ushtar rus, i cili u shndërrua në “Popeye të rremë” përmes injeksioneve, thotë se tani ka “përfunduar” procedurat e ndryshimit të fytyrës për ta bërë atë të duket si një “alien”.

    Kirill Tereshin, 25 vjeç, i është thënë se jeta e tij është në rrezik nga zmadhimet e bicepeve, të marra për ta bërë ish-ushtarin të duket si “supermen”.

    Kirill popped petroleum jelly into his biceps to give them a huge ‘Popeye’ effect

    Ai vazhdoi me një sërë operacionesh plastike, duke rritur buzët, duke i mbushur faqet dhe duke “formuar” nofullën e poshtme dhe ballin me një sërë operacionesh.

    Tereshin së fundmi u mburr në një video që tregon fytyrën e tij të re se ai “duket si fytyra e alienove” dhe foli se si kjo do ta ndihmojë atë të takojë alienët kur të vdesë.

    Një estetiste e quajtur Zara bëri transformimet kozmetike të fytyrës, të cilat i kushtuan Tereshin rreth 4 mijë euro.

    Por 25-vjeçari iu nënshtrua operacioneve sepse “një herë pa një disk fluturues” dhe beson se do të takojë jashtëtokësorë pasi të vdesë.

    Tereshin tha: “Ndjej se kur të vdes, do të arrij tek ata. Unë besoj në këtë. Transformimi i tretë i fytyrës sime ka përfunduar me sukses. Sa e bukur është. Gjithçka është bërë ashtu siç duhet”.

    Ish-ushtari vazhdoi: “Gjithçka po shkon sipas planit. Sa mashkull i pashëm që jam”.

    Në vend të spinaqit, Popeye i rremë zgjodhi injeksione vazeline që i forconin bicepsin e tij në nivele të rrezikshme.

    Pavarësisht se ai pranoi se do t’i duhet një operacion këtë vit për të hequr gungat e vazelinës së ngurtësuar dhe muskujve të vdekur në bicepsin e tij, Tereshin vazhdoi me më shumë operacione diku tjetër, transmeton Klankosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!