×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK-së, veteranëve: Ne politikanët është dashur të protestojmë për ju

    Reporteri
    06 Qershor 2022 | 11:22

    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka dalë para protestuesve duke u munduar t’i qetësojë veteranët e UÇK-së, të cilët po protestojnë në shenjë proteste të mos përfshirjes së tyre në ngritjen e pagës minimale.

    “Ju keni të drejtë në çdo gjë, por një gjë ta dini, mos gaboni t’i dëmtoni këto institucione. Këta policë që janë të detyruar ta mbrojnë institucionin, janë tanët. Nuk është dashur t’iu nxjerrin në rrugë”, ka thënë Berisha.

    Ai gjithashtu iu drejtua veteranëve duke ju thënë se politikanët është dashur të protestojnë për ta.

    “Ne politika jemi dashur të protestojmë për ju. Të gjithë ne jemi me ju”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!