Njësia Speciale e policisë e cila gjendet pranë derës kryesore të Kuvendit, për t’i larguar veteranët që po protestojnë ka hedhur sërish gazëlotsjellës, ku është lënduar një person.
Ndërkohë, Ajet Potera, anëtar i partisë në pushtet, Lëvizje Vetëvendosje ka kritikuar ekzekutivin për anashkalimin e veteranëve në rritjen e pagës minimale.
Potera, i cili ka dal në protestën e sotme të OVL UÇK para Kuvendit, tha për KosovaPress, se deputetët duhet të marrin vendim për rritjen e pensionit të veteranëve, në kuadër të pagës minimale.
Sipas tij, në protestën e sotme nuk duhet të ketë vija partiake, por vetëm të mbrohet dinjiteti veteranit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.