×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Do të përdorim çdo mjet demokratik që ky projektligj të mos kalojë

    Reporteri
    06 Qershor 2022 | 12:57

    Gjatë kohës sa veteranët po protestojnë para Kuvendit të Kosovës që rritja e pagës minimale t’i përfshijë edhe ata, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në një prononcim dhënë mediave tha se si parti do të përdorin çdo mjet demokratik që të mos lejojnë miratimin e ligjit.

    Ai tha se është e papranueshme që kjo kategori të lihet anash.

    “Do të përdroim çdo mjet demokratik që të mos lejojmë të miratohet ky ligj”, tha Tahiri para mediave.;

    Ai tha se do të tentohet të arrihet një marrëveshje edhe me Ministrinë e Financave.

    “Për ne është e pabesueshme se si kemi ardhë në një diskutim të tillë, për kategorinë me të ndjeshme që t’i lëmë anash”, u shpreh ai.

    “Do të përdorim çdo mjet që ky projektligj të mos kalojë as në leximin e parë e as në të dytin. Kjo qeveri ka kriju një situatë të rrezikshme, e shihni një pakënaqësi të madhe tek të gjitha kategoritë”, tha ai ndër të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!