×
  • Lajme
  • Lajme

    5 nxënës të një shkolle në Skenderaj dyshohet se janë helmuar, 2 prej tyre përfundojnë në Emergjencë

    Reporteri
    06 Qershor 2022 | 14:25

    Ditën e sotme, 5 nxënës të shkollës “Azem Bejta”, në Prekaz kanë rezultuar me simptoma të njëjta, si vjellje e marramendje.

    Dy nga ta, pak më të rënduar kanë përfunduar në Emergjencë në Qendrës së Mjekësisë Familjare në Skenderaj.

    Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar drejtori i QMF-së, Agron Mehmeti, ku i njëjti ka thënë se nxënësit kanë pasur simpatoma të njëjta, por që dy prej tyre kanë pranuar tretman mjekësor në QMF në Skenderaj.

    “Një nxënës ka ardhur që i ka ra të fikët, ka humbur vetdijen. Drejtori i shkollës “Azem Bejta” ka referuar që edhe 3-4 nxënësa kane simptoma të njëjta. Pas vizitës nga mjeku, marramendje, helmim i dyshimtë”, tha Agron Mehmeti, Drejtor i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Skenderaj./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!