×
  • Sport
  • Sport

    Messi, 31 gola prapa Ronaldos

    Reporteri
    06 Qershor 2022 | 14:57

    Lionel Messi i realizoi pesë gola mbrëmë në fitoren e Argjentinës ndaj Estonisë në miqësore me rezultat 5:0.

    Ylli argjentinas me këtë rast u bë golashënuesi i katërt më i mirë në histori në nivel të Kombëtareve.

    Shtatë herë fituesi i Topit të Artë arriti në kuotën e 86 golave nga 162 ndeshje të zhvilluara me Argjentinën.

    Me këtë rast, ai e kaloi legjendën hungareze, Ferenc Puskas, i cili i kishte shënuar 84 gola, shkruan “Gazeta Express”.

    Ndërkohë, futbollisti i Paris Saint-Germainit mbetet prapa ish-sulmuesit të Malajzisë, Mokhtar Dahari, që i ka 89 gola dhe legjendës së Iranit, Ali Daei, i cili i ka shënuar 109 gola.

    Kurse, listës i prin i padiskutueshmi Cristiano Ronaldo, i cili shënoi dy herë mbrëmë në duel me Zvicrën.

    CR7 në total i ka 117 gola me Portugalinë, 31 më shumë se Messi.

    Ish-futbollisti i Barcelonës mund ta kalojë shumë shpejt Daharin, por vështirë se do t’i mbërrijë Daein e Ronaldon duke e pasur parasysh se është 34 vjeç dhe pritet të pensionohet nga Kombëtarja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!