Një stuhi ere në kryeqytet ka rrëzuar lisa e shtylla përreth rrugëve me njerëz.
Disa lisa të rrëzuar në lagjen Pejton të Prishtinës dyshohet se ranë mbi dy persona që mbetën nën ta.
Njëri prej tyre ka humbur jetën ka njoftuar Polica. Viktima 30 vjeç sipas policisë ka vdekur në vendngjarje, ndërsa një grua e të njëjtës moshë është dërguar me urgjencë për në spital, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka njoftuar Policia.
Përveç Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe ekipet të mjekëve dhe zjarrfikësit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.