×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Presidentja Osmani do të vizitojë Slloveninë në korrik, me ftesë të Presidentit Pahor

    Reporteri
    06 Qershor 2022 | 15:58

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Sllovenisë, Minca Benedejčič me të cilën diskutoi për zhvillimet në vend dhe rajon.

    Gjatë takimit, ambasadorja Benedejčič ia dorëzoi Presidentes Osmani ftesën e Presidentit të Sllovenisë Borut Pahor për të realizuar vizitë zyrtare në këtë vend gjatë muajit korrik.

    Presidentja Osmani ka pranuar ftesën, duke theksuar se vizita do të kontribuojë në thellimin e mëtejmë të raporteve ndërshtetërore në fushat e interesit të dyanshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!