Pasi stuhia u bë tragjike pasditen e sotme në lagjen Pejton, nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj i ka lutur qytetarët që të kenë kujdes.
Zogaj shkroi në Facebook se ekipet komunale të shpëtimit janë në terren dhe po merren me këto raste.
“Ju lutemi, për shkak të shiut të rrëmbyeshëm dhe erërave të forta, të keni KUJDES, sidomos në pjesët e qytetit që kane drunj përreth! Ekipet tona të shpëtimit janë në terren dhe po merren me rastet e aksidenteve!”, shkroi ai.
Një burrë vdiq nga lisat që ranë në qendër të Prishtinës, ndërsa një grua ka mbetur e lënduar.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se një person rreth të 30-ave ka mbetur i vdekur, e një tjetër grua është lënduar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.