×
  • Lajme
  • Lajme

    Lushtaku: Gazi lotsjellës ndaj protestuesve u hodh nga kati i dytë i Kuvendit

    Reporteri
    06 Qershor 2022 | 18:01
    Deputeti i PDK'së, Mergim Lushtaku

    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, thotë se dikush nga kati i dytë i Kuvendit ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve sot para Kuvendit.

    Policia e Kosovës e ka mohuar sot me një komunikatë se ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të drejtuar nga organizatat e veteranëve të luftës së UÇK-së.

    Deputeti i PDK-së, që ishte i pranishëm në protestë, tha në Televizionin 7 se ka pyetur policët, por ata kanë mohuar se kanë hedhur gaz.

    “U informova se Policia e Kosovës nuk ka e ka hedhur gazin lotsjellës. Ndërsa, është hedhur nga kati i dytë i Kuvendit të Kosovës dhe sigurisht se kjo e bën edhe më dyshuese këtë veprim”, ka thënë Lushtaku.

    Ai thotë se nuk e di se kush ka hedhur gaz në drejtim të protestuesve, por kërkon që sa më parë të hetohet dhe të zbardhet ky rast.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!