Një 30 vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e rrëzimit të një lisi në lagjen Pejton në Prishtinë.
Nga ky rast ka mbetur e lënduar edhe një grua e moshës 35 vjeçare.
Sipas mjekut kujdestar në Qendrën e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë Shpend Rrustemi, të lënduarës nuk i kujtohet asgjë nga rasti.
Rrustemi tha në një intervistë në Klan Kosova se ajo i kishte thënë se krejt ajo se çka mban mend ishte momenti kur kishte dal nga puna.
“Gjatë bisedës me të asaj nuk iu ka kujtuar rasti si ka ndodhur dhe për viktimën nuk kishte asnjë njohuri. Ajo na ka thënë që “unë vetëm e di që kam dal prej punës dhe nuk e di se çka ka ndodhur më tutje”, tha Rrustemi.
E lënduara është pranuar në spital me fraktura të shumta politraumë, por që gjendja e saj nuk është kërcënuese për jetën.
Pamje katastrofe në qendër të Prishtinës, bien lisa dhe shtylla – një i vdekur dhe një e lënduar
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.