×
  • Lajme
  • Botë

    Masakrohet vajza 17-vjeçare e ministrit të Putinit, ky është i dyshuari

    Reporteri
    06 Qershor 2022 | 19:24

    Një modele 17 vjeçare u gjet e masakruar me thikë ditën e djeshme në një ndërtesë të braktisur në rrethinat e Moskës.

    Viktima Eva Sibatullina u gjet e mbuluar në gjak nga babai i saj, Marat Sibatulin, ministër rajonal i ndërtimit të rajonit pranë Moskës.

    Vajza dyshohet se u vra nga i dashuri i saj xheloz, i cili u vetëdorëzua me pas në polici nga i ati, ku dhe rrëfeu krimin e rëndë.

    Eva studionte në liceun ekonomik Plekhanov dhe kishte qenë me dy shokë kur mbërriti i dashuri i saj.

    Më pas ajo kishte qëndruar vetëm me të dyshuarin dhe mes tyre shpërtheu një zënkë që degradoi deri në ekzekutimin e saj./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!