×
  • Sport
  • Sport

    UEFA njofton për vendimin e fundit lidhur me ndeshjen e cila u shty shkaku i mungesës së rrymës në stadium

    Reporteri
    06 Qershor 2022 | 22:28

    UEFA ka njoftuar se ndeshja mes Austrisë dhe Danimarkës në Ligën e Kombeve do të fillojë në ora 22:15.

    Kjo ndeshje ishte e paraparë që të fillonte nga ora 20:45, por u shty shkaku i ndërprerjes së energjisë elektrike në stadiumin “Ernst-Happel” të Vjenës, shkruan Gazeta Express.

    Shtëpia e futbollit evropian (UEFA) ka bërë të ditur se tashmë gjithçka është rregulluar dhe ndeshja do të fillojë në ora 22:15.

    Kjo ndeshje është e vlefshme për Grupin 1 të Ligës A.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!