×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Qytetarët po paguajnë naftë si në Evropë, Qeveria Kurti, a jeni në Kosovë, a krejt keni dalë?

    Reporteri
    07 Qershor 2022 | 13:20
    Besnik Tahiri, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së

    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se qytetarët po paguajnë një litër naftë pothuajse me çmim të njëjtë sikurse një qytetar i Bashkimit Evropian por me të ardhura shumëfish më të ulëta.

    Në një postim të bërë në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka shkruar se rritja e çmimeve po ua vështirëson tej mase jetën e qytetarëve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Sot, qytetari i Kosovës paguan një litër naftë pothuajse me çmim të njëjtë sikurse një qytetar i Bashkimit Evropian por me të ardhura shumëfish më të ulëta. Rritja e çmimeve të produkteve elemalentare po e vështirëson tejmase jetën e qytetarit të Kosovës. Qeveria Kurti, a jeni në Kosovë, a krejt jeni dalë!!”, shkroi Tahiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!