Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehur qëndrimin e tij pro pastrimit të listave të veteranëve të UÇK-së. Ai ka thënë se i pari që duhet të largohet nga kjo listë është kryeministri, Albin Kurti.
Ai ka folur edhe për protestën e djeshme të veteranëve të luftës së UÇK-së, teksa e ka quajtur të padrejtë mundësinë që të përjashtohen ata nga Projektligji për pagën minimale.
“Është e padrejtë që ata të konsiderohen kategori e dytë. Qasja që veteranët t’i lëmë me lëmoshë është kundër veteranëve. Nuk ka pasur dialog të shoqatave të veteranëve që të përfshihen në këtë diskutim, ka qenë fyerje ajo çka është tentuar dje në kuvend. Të gjithë kemi thënë që listat duhet të pastrohen, po i pari nga ajo listë duhet të hiqet kryeministri Albin Kurti”, tha Krasniqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.