Ish-drejtori i Emergjencës në SHSKUK, Basri Lenjani është dënuar më gjashtë muaj me burgim me kusht dhe 500 euro gjobë për mosraportim të pasurisë.
Pas këtij vendimi, Lenjani ka reguar duke thënë se ‘kjo është Kosova, kur vritet, burgoset dinjiteti im shpirtëror, ndërshëmria dhe puna ime 36-vjeçare’.
Postimi i plotë:
Para se të gjykosh jetën time, të kalurën time, humanitetin, pastërtinë, modestinë, karekterin tim… vish një herë këpucat e mia, dhe shkel në ato shtigje në të cilat kam kaluar jetën time me shumë mundime.
Jetoje me shpirtin tim, me dyshimet mia, me friken time dhe me dhimbjet për ju ata që më gjykuat pastërtinë dhe dinjitetin tim do të mbeteni të trupëruar.
Ndikimet e ndryshme, inatet politike nuk do të ndikojnë që unë do të dorëzohem.
Kjo është Kosova, kur vritet, burgoset dinjiteti im shpirtëror, ndershmëria dhe puna ime 36 vjeçare.
Unë duhet të gjykohem për këto arsye:
Pse e kam lëshuar shtëpinë shkollë?
Pedagog në rrethanat e jashtëzakonshme ?
Për edukimin e arsimimin e shumë gjeneratave ?
Për 21 libra të botuara dhe shumë publikime të tjera?
Për avansimin e SHME dhe shumë projekteve?
Për humanitet ndershmëri dhe pastërti profesionale 36 vjeçare?
“Jetojme në një kohë të përjetimeve të dhimbshme”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.