×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i stafit të Kurtit në darkë me zëvendësdrejtorin e “Viva Fresh’it”, kompania që mashtroi dhe zhvati qytetarët me çmimet e vajit

    Reporteri
    07 Qershor 2022 | 14:15

    Një aksion i 10 marsit 2022 i Inspektoratit të Tregut së bashku me Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës në Viva Fresh Store kishte rezultuar me gjetjen e mijëra litrave të vajit të fshehura në depon e rrjetit të super-marketeve.

    Fshehja e vajit në depo dyshohet se kishte ndodhur me qëllim të mashtrimit të qytetareve, ndërkohë që rrjeti i supermarketeve “Viva Fresh Store” po proklamonte me njoftime se ka mungese vaji në treg. Me c’rast çmimi i litrës së vajit kishte kapur vlerën 3.49 Euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Aksioni rezultoi edhe me mbylljen e depos kryesore të kësaj kompanie. Ndonëse mbyllja ishte e bujshme në opinionin publik, çuditërisht, menjëherë të nesërmen depoja e vazhdoi punën normalisht.

    Vetëm pak muaj pas këtij zhvillimi, një fotografi e publikuar nga Gazeta Nacionale po ngrit dyshime të reja për lidhjet e biznesit “Viva Fresh Store” me shtetin dhe pushtetin aktual. Madje, direkt me zyrën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

    Fjala është për një fotografi ku shihet shefi i stafit të Kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, duke darkuar me zëvendësdrejtorin e Viva Fresh Store, Korab Hoxhën, dhe disa persona të tjerë.

    Ndryshe, në media është raportuar edhe më parë për lidhje të partisë së Kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, me “Viva Fresh Store”. Madje, raportohej se ky biznes kishte qenë edhe një nga donatorët e kësaj partie në zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë, fillim vitin e kaluar.

    Megjithatë, kur shteti e kishte zënë “Viva Fresh Store” duke mashtruar me çmime dhe fshehur vajin në depo, kishte reaguar Kryeministri Kurti, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ai kishte thënë se nuk do ta lejojë zhvatjen e qytetarëve. “3.49 euro për një shishe vaj është rritje artificiale. Nuk e lejojmë zhvatjen. E kemi shtuar kontrollin e mbikëqyrjen dhe do t’i ndëshkojmë ata që manipulojnë e përfitojnë në emër të krizës”, kishte shkruar në facebook shefi i ekzekutivit. /Reporteri.net/.

    Mbyllet depoja kryesore e “Viva Fresh Store”, u gjetën të fshehura 100 mijë litra vaj

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!