Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvend, Arben Gashi, ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj veteranëve të luftës.
Ai ka kërkuar një zgjidhje më gjithëpërfshirëse dhe përmbajtësore për veteranët, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Qeveria nuk është e gatshme ta trajtojë në esencë çështjen e veteranëve që dhanë gjithçka për vendin. Sot, ata janë të detyruar që të lënë vendet e punës për të marrë një kompensim mëshire, duke mbetur pa shpresë dhe pa të ardhme. Zgjidhja për ta duhet të jetë më gjithëpërfshirëse dhe përmbajtësore.”
Ndër të tjera, Gashi përmendi edhe kufizimet në tregun e punës me të cilët veteranët e Kosovës ballafaqohen.