×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në Britani tregon çfarë u tha gjermanëve dhe francezëve

    Reporteri
    07 Qershor 2022 | 19:46

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin e Cambridge në Britani. Atje ai ka kritikuar BE’në për qasjen ndaj Ballkanit.

    “Po i thoja kolegëve të mi francezo-gjermanë, na fusni brenda. Çdo i pesti banorë i Ballkanit, jeton dhe vepron në Evropë. Nuk ka familje në Kosovë që s’e ka së paku një anëtar në BE. Skepticizmi evropian ndaj Ballkanit, nuk më bëjnë as cinik dhe as të trishtuar. Jam kritik ndaj BE’së, sepse BE’ja më ka mësuar se si të mendoj në një aspekt kritik”, tha Kurti.

    Madje sipas Kurtit, është më shumë për t’u pikëlluar për BE-në për mospranimin e Ballkanit, sesa për këtë të fundit.

    “Unë pikëllohem më shumë për BE’në se sa për ne”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!