×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha i reagon Avdylit: Soji i tij po provon t’i mashtrojë veteranët

    Reporteri
    07 Qershor 2022 | 20:31

    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka reaguar ndaj deputetit Haxhi Avdyli, derisa ky i fundit i ka quajtur kolegë veteranët.

    Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në këtë mënyrë, Haqiu siç e ka quajtur Avdylin, po tenton t’i mashtrojë me teori sofiste, qytetarët dhe vetë kategoritë e luftës.

    Berisha po ashtu ka shkruar se “Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës / Nr. 11/14 Prill 2017. Prishtinë), që është provuar të miratohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, vite më parë (2017), është rrëzuar pikërisht nga pozita e sotme qeverisëse dhe zhurmagjinjtë Haqi-ist.”

    Postimi i plotë:

    “Kolegët Veteranë” dhe gjuha mashtruese e tyre.
    (Në koment, Ligjet)

    Sot, paskan dalur “koleget veteran” nga soji politik Haqiu, duke provuar t’i mashtrojnë me teori sofiste, qytetarët dhe vetë kategoritë e luftës.

    Ligji mbi kategorizimin e veteranëve të luftës, (Ligji Nr.05L-141 Për ndryshimin dhe plotësimin e Nr. 04/L-261 për veteranë e UÇK.

    Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës / Nr. 11/14 Prill 2017. Prishtinë), që është provuar të miratohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, vite më parë (2017), është rrëzuar pikërisht nga pozita e sotme qeverisëse dhe zhurmagjinjtë Haqi-ist.

    Por, hartuesit e Ligjit në fjalë, të vetëdijshëm për disponimin anti-UÇK të opozitës atëherë dhe anti-vlera të luftës, të pozitës së sotme qeverisëse, në Nenin 16A, Aline 3, pika 3.1
    (3. Skema e përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni, zbatohet pas kategorizimit përfundimtar.
    3.1. Deri në kategorizimin përfundimtar të listës së Veteranit Luftëtar të UÇK-së, skema pensionale zbatohet siç është paraparë me ligjin bazik)
    Me këtë edhe e kanë ruajtur të drejtën e Veteranëve që të trajtohen sipas Ligjit bazik, siç përkufizohet në Nenin 18, të tij:
    (Neni 18

    Lartësia e shumës së pensioneve.

    Varësisht nga mundësitë buxhetore, kostoja e jetesës dhe inflacioni eventual, në fund të çdo viti për vitin e ardhshëm, Qeveria e Kosovës me propozimin e Ministrisë së Financave me vendim të veçantë, mund të vendosë për lartësinë e shumës së pensionit të Veteranit Luftëtar të UÇK-së, cila nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale e përcaktuar në Kosovë.

    Gazeta zyrtare e Republikes se Kosovës / Nr. 26/ 23 Prill 2014 Prishtinë)

    Pra, ju mund të manipuloni me gjuhën e propagandës tipike komuniste që e keni instaluar në kursin e politikbërjes partiake dhe qeverisëse, me atë kategorinë e, siç i quan kryeministri ynë apo në cilësinë e “bashkëkolegut tuaj luftëtar vetran”atëherë kryemashtruesit Kurti, i sojit të Haqiut, përkatësisht kategorinë prej 47% “analfabet funksional” siç i ka cilësuar kryetari i LVV pëtkrahësit e tij votues, që nuk e lexojnë Kushtetuten pa qenë pranë varrit të Heroit Kombëtar, por nuk mund ti mashtroni qytetarët as veteranët koshient të Kosovës, nëse flasim me gjuhën e Ligjit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!