×
  • Lajme
  • Rajon

    A do ta fusë Abazoviqi Malin e Zi në “Ballkanin e Hapur”?

    Reporteri
    07 Qershor 2022 | 20:32

    Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, po qëndron në Ohër, ku do të marrë pjesë në samitin e nismës “Ballkani i Hapur”.

    Për qëndrimin e tij atje ka njoftuar vetë Abazoviq, përmes disa fotove që ka publikuar. Foto me të ka publikuar edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka thënë se Abazoviq do ta fus sot zyrtarisht Malin e Zi në këtë nismë, shkruan Reporteri.net.

    “☕️Kënaqësi marrja e kafes së sapombërritjes në Ohër, me kryeministrin, Dritan Abazovič, i cili sot fut zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur, si edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill, i cili është një mik i kahershëm i Shqipërisë e shqiptarëve, po edhe një mbështetës i vendosur i Ballkanit të Hapur????????”, ka shkruar Rama./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!