×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca dha sinjale për njohje nga Greqia, Presidentja Osmani takohet nesër me Kryediplomatin grek

    Reporteri
    07 Qershor 2022 | 21:09

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet nesër me Kryediplomatin e Greqisë, Nikos Dendias, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas njoftimit të Presidencës, takimi do të mbahet në orën 15:00.

    “Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, para një jave deklaroi se njohja e Kosovës nga Greqia nuk është e largët.

    Deklarata e tij erdhi pasi ai takoi në Athinë, kryetarin e Kuvendit të Greqisë, Konstantinos Tasoulas.

    “Pas takimit me presidentin e Greqisë Tasoulas, u binda që njohja nuk është shumë e largët e këtj shteti për Republikën e Kosovës”, tha Konjufca.

    Më tej, Konjufca foli edhe për raportet në mes të këtyre dy shteteve.

    “Sa i përket relacioneve ndërshtetërore ne me Greqinë kemi relacione gjithçka përmos formalizimit të njohjeve. Pra nëse e sheh se si ata pranojnë edhe institucionet dhe ata përfaqësuesit shtetëror më të rëndësishëm të shtetit të Greqisë vijnë në Kosovë dhe ne i presim me pritje shtetërore, me të gjitha procedurat që i ka pritja shtetërore dhe këtë nuk e kanë problem si përfaqësues të institucioneve të Greqisë. Në anën tjetër e kemi zyrën tonë, që në çdo aspekt funksionon si Ambasadë përveç që nuk quhet Ambasadë dhe pastaj kjo implikon edhe disa le të themi, pasoja tjera, mirëpo edhe ata e kanë përfaqësuesin e tyre në Kosovë të cilit ne i themi Ambasador, ata nuk e quajnë ambasador por ne kështu i themi për shkak se e dijmë që një ditë do të kemi Ambasadën dhe të gjitha këto, gjithmonë përpiqemi që nëpërmjet bashkëpunimit, përmes afrimit në mes të shteteve tona të vijmë deri te hapi i fundit e që është njohja formale e Republikës së Kosovës nga ana e Greqisë”, tha Konjufca./Reporteri.net

    Konjufca paralajmëron njohjen nga Greqia: U binda pas takimit me kryeparlamentarin grek

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!