×
  • Sport
  • Sport

    Klubi i njohur gjerman i bashkohet garës për transferimin e Ibrahim Dresevicit

    Reporteri
    07 Qershor 2022 | 21:35

    Augsburg raportohet se ka shprehur interesim për reprezentuesin e Kosovës, Ibrahim Dresevic.

    25-vjeçari me klubin e radhës mund të nënshkruajë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Heerenveenin skadon zyrtarisht më 30 qershor.

    “Tuttomercatoweb” ka raportuar se Augsburgu i është bashkuar garës për të siguruar shërbimet e Dresevicit.

    Klubi gjerman thuhet se e sheh mbrojtësin kosovar si përforcim ideal për sezonin e ardhshëm në Bundesligë.

    Për futbollistin e Kosovës interesim ka shprehur edhe Sampdoria.

    Kalimi në Italia ose Gjemani për Ibrahim Dresevicin do të ishte aventurë e re. Para kalim te Heerenveeni në vitin 2019, ai ka luajtur te Elfsborgu në Suedi./express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!