×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina ka shumë pemë që rrezikojnë çdo moment njerëzit

    Reporteri
    07 Qershor 2022 | 21:52

    Në kryeqytet ka shumë plepa, pemë të cilat kanë rrënjë të dobëta.

    Kështu po thotë, Isak Rakovica, kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes publike për menaxhimin e hapësirave të gjelbra në kryeqytet “Hortikultura”.

    Sipas Rakovicës, këto pemë bëhen të rrezikshme në rast të erërave jo shumë të forta, të cilat mund t’i rrëzojnë lehtë e shkaktojnë edhe vdekje, siç ndodhi ditën e hënë ku era rrëzoi një plep në lagjen “Pejton” e mbyti një 30 vjeçar dhe shkaktoi dëme në vetura.

    Pemë të tilla me rrënjë të dobëta ka në oborret e shkollave e çerdheve të cilat Rakovica tha se do të krasiten e priten në vjeshtë.

    Ky plan do të realizohet në bashkëpunim me drejtorinë e parqeve dhe shërbimeve publike.

    E të martën në mëngjes veç kishte filluar krasitja e plepave në parkun e qytetit në lagjen Dodona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!