×
  • Lajme
  • Rajon

    Darka në Ohër, Soros në tavolinë me Ramën, Vuçiqin, Abazoviqin e Kovaçevskin

    Reporteri
    07 Qershor 2022 | 22:50

    Samiti i Ballkanit të Hapur mbahet në Ohër ku do të marrin pjesë 5 shtete të Ballkanit Perëndimor.

    Në darkën e shtruar, në një tavolinë janë parë Edi Rama, Aleksandër Vuçiq, Dimitar Kovaçevski, Dritan Abazoviq dhe Aleksandër Soros, djali i George Soros.

    Në të njëjtën tavolinë ishte edhe përfaqësuesi i Bosnje e Hercegovinës, Zoran Telegtija.

    Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka postuar fotot në rrjetin social Twitter.

    “Politika e së ardhmes është politika e pajtimit dhe e bashkëpunimit ekonomik!”, ka shkruar ai.

    “Darka e punës e liderëve të Ballkanit Perëndimor përpara Samitit të Iniciativës Open Balkan”, përfundoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!