×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar mbi 1.8 milionë euro për tre muajt e parë të 2022

    Reporteri
    08 Qershor 2022 | 12:59

    Për tre muajt e parë të këtij viti, Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar 1 milion e 819 mijë e 199 euro, prej tyre për paga dhe shtesa 1 milion e 592 mijë euro, ndërsa për mallra dhe shërbime 162 mijë euro.

    Kjo është bërë e ditur sot nga sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi gjatë arsyetimit të raportit të shpenzimeve të Kuvendit për tremujorin e parë të vitit 2022 para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.

    Krasniqi theksoi gjithsej shpenzimet e kuvendit në katër programe të ndara ka shpenzuar 1 milion e 819 mijë e 199 euro.

    Komisioni ka miratuar këtë raport të Kuvendit dhe raportin vjetor financiar të Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2021.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!