Mallorca nuk është e gatshme t’i paguajë 11 milionë euro për kartonin e sulmuesit kosovar, aq sa i kërkon Lazio, përkundër faktit se e pëlqen shumë “Piratin”. 28 vjeçari do të largohet nga Italia gjatë verës dhe e ardhmja e tij mund të jetë në futbollin turk.
Vedat Muriqi nuk do ta veshë fanellën e Mallorcas në sezonin e ardhshëm.
Përkundër interesimit të madh për sulmuesin kosovar, klubi spanjoll nuk është në gjendje t’i paguajë 11 milionë euro, të kërkuara nga Lazio.
Për këtë ka siguruar mediumi spanjoll “TodoFichajes”.
Natyrisht, kjo do të jetë një humbje e madhe për klubin ishullor, i cili tash është fokusuar diku tjetër.
Mallorca në fakt ia ka vënë syrin sulmuesit Carles Perez, i cili është pjesë e Romës.
Muriqi e pati një eksperiencë pozitive në Mallorca, ku i realizoi 5 gola dhe i bëri 3 asistime në 16 ndeshje të zhvilluara.
Ai ishte huazuar në janar nga Lazio, ndërsa e ndihmoi klubin spanjoll të mbetet në La Liga.
Sidoqoftë, atij i përfundoi huazimi dhe tash do të rikthehet përkohësisht në Lazio.
Klubi italian po planifikon ta shesë 28 vjeçarin pasi ai e pati një eksperiencë dëshpëruese në Itali.
Muriqi i kishte shënuar vetëm 2 gola dhe i kishte bërë 2 asistime për një vit e gjysmë në Romë.
Interesim për prizrenasin kanë shfaqur klubet turke, ish-klubi i tij, Fenerbahçe dhe Galatasaray.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.