×
  • Sport
  • Sport

    Modric e vazhdon kontratën me Real Madridin

    Reporteri
    08 Qershor 2022 | 17:26

    Mesfushori kroat Luca Modric, e ka vazhduar kontratën me Real Madridin.

    Modric do të jetë në “Santiago Bernabeu” deri në vitin vitin 2023, saktësisht deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

    Lajmi u konfirmua nga vet klubi në faqen zyrtare.

    Kroati këtë edicion me “mbretërit” është shpallur kampion i “La Liga-s” dhe i “Champions League”.

    36 vjeçari ka arritur që në vitin 2018 ta “rrëmbejë” “Topin e artë” si dhe që një kohë të gjatë e ruan epitetin e “mesfushorit më të mirë në botë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!