Thomas Partey ka ndryshuar emrin e tij në Yakubu pasi u konvertua në Islam pas martesës së tij me marokenen Sara Bella.
Megjithatë, pavarësisht ndryshimit të emrit, mesfushori do të referohet sërish si Partey kur të luajë për Arsenalin.
Përveç kësaj, 28-vjeçari do të mbajë Thomas si emër në pjesën e pasme të fanellës së tij kur të jetë në aksion.
“Unë jam rritur me myslimanë, kështu që në fund të fundit është e njëjta gjë. Unë jam tashmë i martuar dhe emri im musliman është Yakubu”, deklaroi Partey.
I rritur si i krishterë në Ganën lindore, Partey i tha medias së tij kombëtare në mars se ishte bërë mysliman për shkak të Bella.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.