Është mbajtur Kuvendi zgjedhor i LDK-së në Istog dhe në Pejë.
Kuvendi Zgjedhor i LDK-së në Istog e ka rizgjedhur kryetar të degës, Haki Rugovën. Punimet e Kuvendit të Nëntë Zgjedhor në Istog i përcollën dy deputetët e LDK-së, Avdullah Hoti dhe Armend Zemaj.Ndërsa, kryetari aktual i degës, Haki Rugova mori besimin edhe për një mandat tjetër katër vjeçar të udhëheqë këtë parti, e cila qeveris me Istogun që nga viti 2000.
Ndërkohë, Gazmend Muhaxheri do të vazhdojë edhe një mandat ta udhëheq degën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë.
Delegatët e Kuvendit Zgjedhor të Degës së LDK-së në Pejë, kanë rizgjedhur Muhaxherin kryetar të kësaj dege edhe për një mandat tjetër katër vjeçar.
Në Kuvendin e Nëntë Zgjedhor, ku ishin të pranishëm edhe deputetët Avdullah Hoti dhe Armend Zemaj, kryetari aktual i degës së Pejës, Muhaxheri, mori besimin e delagatëve për t’i prirë LDK-së në Pejë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.