Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli është deklaruar lidhur me samitin e “Ballkanit të Hapur”, që u mbajt dje dhe sot në Ohër, samit në të cilin Kosova refuzoi pjesëmarrjen, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Pacolli ka thënë se do ta sheh Kosovën në një klub me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, të mbështetur fuqishëm nga SHBA.
Sipas Pacollit, në këtë nismë mund të merren vendime vetëm në favor të Kosovës, meqenëse siç thotë janë tre kryeministra shqiptarë.
“Dua ta shoh edhe Kosovën në një klub me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, të mbështetur fuqishëm nga SHBA. Është koha e duhur (kemi 3 Kryeministra shqiptar), aty mund të mirën vendime vetëm në favor të Kosovës, mos u frikësoni! Anglia ishte themeluese e Unionit Europian dhe atëherë kur ajo e vleresoi doli nga ky union. Edhe Kosova mund ta bëjë këtë nëse vëren që aty kërkohet te bëhet diçka që shkon në dëm të Kosovës”, ka shkruar Pacolli.
Tutje, Pacolli ka thënë se izolimi i duhet më së paku Kosovës.
“Kosova nuk guxon të hezitoj dhe të paragjykoi në rrugën e integrimit euroatlantik të mbështetur nga SHBA. Ajo duhet të jetë aty ku flitet për urat, për integrimet dhe për ardhmërinë evropiane. Izolimi i duhet më së paku Kosovës (Edhe Bledi e Berlini i fundit nuk shkuan në favor te Kosovës). Nuk ka nevojë të frikësohemi nga vendi ku flitet për sfidat!”, ka shkruar Pacolli.
Ndryshe, në këtë samit janë nënshkruar katër marrëveshje e memorandume.
Marrëveshja e parë ka të bëjë me luftën kundër evazionit fiskal, gjegjësisht, shmangies së pagesës së tatimit. Marrëveshja thekson nevojën për punë të përbashkët për të inkurajuar përmbushjen e detyrimeve tatimore në të tria vendet.
Në tekstin e marrëveshjes së paraparë në fushën e njohjes reciproke të diplomave, iniciativa mbron përshpejtimin e procedurave për njohjen e diplomave të arsimit të lartë ndërmjet Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Memorandumi për bashkëpunim kulturor promovon shumëllojshmërinë kulturore, dialogun ndërkulturor dhe mirëkuptimin e ndërsjellë.
Sipas memorandumit, shtetet angazhohen për të inkurajuar lëvizshmërinë e punonjësve të kulturës, financimin e projekteve kulturore dhe thellimin e bashkëpunimit institucional.
Në Memorandumin e mirëkuptimit në fushën e turizmit në Ballkanin Perëndimor, shtetet parashikojnë formimin e një harte turistike të quajtur “Ballkani i Hapur”./Reporteri.net
Ftesa për Kosovën që t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”, krejt çka u tha sot në samitin në Ohër