Kryediplomati grek Nikos Dendias ka njoftuar se sot është takuar me shefat e Misioneve dhe Zyrave të Organizatave Ndërkombëtare dhe Rajonale në Prishtinë si dhe me ambasadorët e QUINT’it.
Dendias përmes një cicërime në Twitter tha se në këtë takim kanë diskutuar për situatën gjeopolitike rajonale e për dialogun Kosovë-Serbi.
“U takova me Shefat e Misioneve dhe Zyrave të Organizatave Ndërkombëtare dhe Rajonale në # Prishtinë dhe Ambasadorët e #Quint – fokusi ishte në situatën gjeopolitike rajonale, dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën e BE-së të #Ballkanit Perëndimor”, tha Dendias.
Ndërsa, përmes një cicërime në Twitter, ambasadori gjerman John Rohde e ka falënderuar kryediplomatin grek për takimin dhe diskutimet që patën.
Rohde tha se në këtë takim u diskutua për rëndësinë e stabilitetit të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe integrimin e tyre në strukturat evropiane.
“Faleminderit @NikosDendias. Vërtet një diskutim i mirë dhe i paparë. Marrëveshje e plotë me Greqinë për rëndësinë e stabilitetit dhe prosperitetit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin e tyre në strukturat evropiane”, shkroi Rohde.
Thank you FM @NikosDendias. Indeed a good and forward looking discussion. Full agreement with Greece on the importance of stability and prosperity for the Western Balkan countries and their integration into European structures https://t.co/GgW4jo7MNu
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) June 8, 2022
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.