Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lulëzim Blaka, i ka reaguar Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pasi që ky i fundit komentoi protestën e veteranëve duke thënë se shumica prej tyre ishin militantë të AAK-së dhe PDK-së.
Blaka ka thënë se ministri Sveçla në vend se të komentojë veteranët, duhet të përgjigjet se si e punësoi motrën e tij në Ministrinë e Bujqësisë.Ai ka thënë se shumë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje po ndihen të tradhtuar, për shkak se u lanë anash e nuk u punësuan askund.
Postimi i plotë:
Edhe ministri Sveçla paska gjet kohë me ju bashkëngjit “korit gazmor” për çështjen e Veteranëve. E hala nuk është përgjigj se si e punësoi motrën në Ministrinë e Bujqësisë, përderisa qindra aktivistë të VV-së po ndjehen të tradhtuar, se u lanë anash e nuk u punësuan askund.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.