Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar pas deklaratave që bëri sot zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi i cili ka thënë se me ardhjen e Qeverisë Kurti, janë prishur planet e njerëzve të liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt dhe të Sami Lushtakut të cilët sipas tij, fitonin miliona nga Ministria e Infrastrukturës.
Lushtaku ka thënë se deklaratat e Durmishit janë bërë për të tërhequr vëmendje nga skandali i përgjimeve të fundit në Ministrinë e Infrastrukturës, teksa shtoi se, për këto veprime, Hysen Durmishi do të përgjigjet në gjykatë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Tash, për të shpërqendruar vëmendjen, disa zagarë të Albin Kurtit po merren me mua e me babain tim. Hysen Durmishi do të përgjigjet në gjykatë për shpifjet që i bën kur përmend Sami Lushtakun.
Fillimisht do të përgjigjeni në gjykatë për skandalin e përgjimeve rreth dallavereve që ju i bëni në Ministri. Ju jeni hajna të pafytyrë”, shkroi Lushtaku në Facebook. /Reporteri.net/.
Reagimi i plotë i Lushtakut:
Ditëve të fundit ka shpërthyer afera në Ministrinë e Infrastrukturës. Ky supërskandal ka emër e mbiemër. Ajo është e lidhur direkt me udhëheqësit e kësaj ministrie.
Tash, për të shpërqendruar vëmendjen, disa zagarë të Albin Kurtit po merren me mua e me babain tim. Hysen Durmishi do të përgjigjet në gjykatë për shpifjet që i bën kur përmend Sami Lushtakun.
Fillimisht do të përgjigjeni në gjykatë për skandalin e përgjimeve rreth dallavereve që ju i bëni në Ministri. Ju jeni hajna të pafytyrë.
Albin lidhi zagarët!