Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka bërë gafin e radhës në deklaratat e tij politike. Në komentin e tij përkrahës për nismën Ballkani i Hapur, ndërton një shembull nga e kaluara e BE’së, për të arsyetuar pse Kosova nuk duhet të refuzojë të bëhet pjesë e kësaj iniciative rajonale. Ai mund të ketë të drejtë ose jo, kur thotë se Kosova duhet të pjesë e Ballkanit të Hapur, por kur e merr shembull rastin e Anglisë dhe historinë e saj si pjesë e BE’së dhe daljes së saj nga ky union, bën huqje.
Pacolli në komentin e tij thotë se Anglia ishte një nga themelueset e BE’së. Kjo nuk qëndron, dhe përveç kësaj lideri i AKR’së, i cili ka qenë ministër i Jashtëm i Kosovës, e për pak kohë edhe president, tregon se nuk ka dije elementare për historinë e themelimit të Bashkimit Evropian, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Anglia ishte themeluese e Unionit Europian dhe atëherë kur ajo e vleresoi doli nga ky union. Edhe Kosova mund ta bëjë këtë nëse vëren që aty kërkohet te bëhet diçka që shkon në dëm të Kosovës”, ka thënë Pacolli ndër të tjera në komentin e tij të postuar në Facebook.
Ky union është themeluar në vitin 1951 fillimisht si marrëveshje për tregtim të qymyrit dhe çelikut, me gjashtë shtete themeltare: Belgjika, Franca, Italia, Luksemburgu, Holanda dhe Gjermania Perëndimore.
Ndërsa antarësimi i Britanisë në BE, ka një histroi të gjatë prej vitesh oferta për anëtarësim në njërën anë, e refuzim nga ana tjetër, e më pas interesim për anëtarësim të Britanisë, dhe refuzim nga Franca për ta pranuar, duke e përdorur edhe të drejtën e vetos për këtë.
E për fund, Britania arrinë të anëtarësohet në BE tek në vitin 1975, gati dy dekada e gjysmë pas themelimit të këtij unioni. /Reporteri.net