Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për takimin që ka pasur dje me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias.
Kurti pas këtij takimi ka shkruar se marrëdhëniet Kosovë-Greqi po bëhen më të ngushta, shkruan Reporteri.net.
“Marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë po afrohen çdo ditë e më shumë. Është një dëshmi e marrëdhënieve tona të mira dypalëshe, por edhe një njohje e vlerave tona të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë. Kënaqësi të pres për një darkë mbrëmë ministrin e Jashtëm të Greqisë Niko Dendias”, shkroi Kurti.
Kosova's relationship with Greece grows closer every day. It is a testimony to our good bilateral relations but also a recognition of our shared values of freedom and democracy. A pleasure to host for a dinner last night the Foreign Minister of Greece @NikosDendias. pic.twitter.com/b9M0B4gwjg
— Albin Kurti (@albinkurti) June 9, 2022
Dedias gjatë qëndrimit në Kosovë është pritur edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova dhe Greqia ndajnë të njëjtat vlera euroatlantike, ndaj ka kërkuar mbështetjen greke për anëtarësim në Këshillin e Evropës,(KiE), Partneritetin për Paqe dhe NATO, si një garanci jo vetëm për shtetin e Kosovës, por edhe për rajonin.
Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, është takuar edhe zëvendëskryeministrin e Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.
Në takimin zyrtar të dy delegacioneve, Dendias ka theksuar energjinë e re, pozitive dhe potencialin e Kosovës, për shkak edhe të moshës mesatare të ulët të popullsisë dhe reflektimit në politikat e Qeverisë, që mund të shërbejë si shembull edhe për Bashkimin Evropian./Reporteri.net