×
  • Lajme
  • Lajme

    Vaki kosovare: I pengojnë drunjtë në pronë publike, qytetari i sharritë një nga një

    Reporteri
    06 Korrik 2019 | 15:10

    Gjilani vazhdon të mbetet vendi ku vakitë që ndodhin në rrethana ditore tashmë nuk përbëjnë lajm për këtë qytet.


    Një ngjarje që ka ndodhur së fundmi në këtë qytet interesant ka shokuar qytetarët, shkruan Reporteri.net

    Një qytetarit si duket i kanë penguar disa drunj të vendosur në prona publike i cili ka marrë mundin t’i krasisë një nga një.

    Rasti ka ndodhur në lagjen ‘Dardania’ nga qytetari i cili nuk ka marrë kurrfarë leje tek organet komunale për këtë veprim.

    Mirëpo, inspektorati i Gjilanit i ka ndërprerë qytetarit aktin e krasitjes dhe e ka gjobitur për aktin e tillë.

    Ndryshe, komuna e Gjilanit i ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të mos ndërmarrin veprime të tilla sepse kjo është kompetencë e organeve komunale, përndryshe nuk do të ketë kompromis dhe do të pasojnë gjoba të rënda./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!